Nisin punimet për rregullimin e rrugës drejt burimit të ujit shërues në Deçan
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, njoftoi sot nisjen e punimeve për rregullimin e rrugës që të çon në zonën e Gushavcit. Kjo zonë është e njohur për burimin e saj të ujit shërues dhe frekuentohet nga një numër i madh vizitorësh.
Në një postim në rrjetet sociale, Ramosaj theksoi se “një pjesë e këtij segmenti do të asfaltohet, ndërsa pjesa tjetër do të rregullohet dhe përmirësohet”. Ai shtoi se punimet do të vijojnë me intensitet të lartë, me synim që të përfundojnë deri në fund të muajit. Kryetari theksoi gjithashtu se “pritja e kamotshme e qytetarëve të Deçanit po merr formë konkrete me nisjen e punimeve në këtë rrugë” dhe u uroi atyre “ta gëzojnë”.
Lajmi u raportua fillimisht nga Indeksonline.
