Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, një ditë para mbajtjes së tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani u ka bërë apel qytetarëve të mos neglizhojnë të drejtën e tyre për të votuar, duke theksuar rëndësinë vendimtare të votës për drejtimin e ardhshëm të Kosovës.
Ajo adresoi shqetësimet e shprehura nga qytetarët, të cilët janë lodhur “nga bllokadat, nga pritjet dhe nga pasiguria politike”, por theksoi se “dorëzimi nuk është zgjidhje”. Osmani vijoi apelin e saj me fjalët: “Kosova ecën përpara vetëm me pjesëmarrje. Mosvotimi nuk është zgjidhje… Vota juaj është vendimi që përcakton të ardhmen e Kosovës.”
