Gjakovë | Akt ndershmërie: Qytetari gjen dhe dorëzon 3800 euro në polici
Një qytetar nga Gjakova ka demonstruar një akt të lartë ndershmërie, pasi ka dorëzuar në Stacionin Policor të qytetit një zarf që përmbante shumën prej 3 mijë e 800 eurosh, i cili ishte gjetur brenda një institucioni publik.
Policia e Kosovës bëri të ditur se më 6 gusht 2026, qytetari me inicialet I. Fetahu, ka paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë zarfin me paratë. Ai raportoi se zarfi ishte gjetur nga bashkëshortja e tij.
Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, policia ka konstatuar se e njëjta shumë parash ishte raportuar si e humbur nga pronari i ligjshëm i saj, dy ditë më herët, më 4 gusht 2026.
