Një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë lënduar nga aksidente të shumta trafiku që kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar edhe 29 aksidente vetëm me dëme materiale.

Ndërkohë, në kuadër të veprimeve policore, 13 persona janë arrestuar, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri ka nisur vuajtjen e dënimit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, janë shqiptuar gjithsej 2291 gjoba trafiku.