Një person ka humbur jetën dhe 63 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve iraniane që goditën Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit të mërkurën, kanë bërë të ditur autoritetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kuvajt, dhe siç raportohet nga CNN, një pjesë e madhe e aeroportit ka pësuar dëme të konsiderueshme pas goditjes.

Autoritetet i kanë cilësuar këto sulme si ndër më të mëdhatë që nga nisja e luftimeve në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës i ministrisë shtoi se shtatë nga të plagosurit kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente.