Një shtetas nga Kosova ka ndërruar jetë në një aksident trafiku në Zvicër. Viktima është identifikuar me inicialet F.H., me origjinë nga Gjilani, i cili jetonte prej vitesh në Zvicër, sipas informacioneve të transmetuara nga albinfo.ch.
Lajmi është konfirmuar nga autoritetet zvicerane të sigurisë dhe institucionet shëndetësore, si dhe nga familjarët e të ndjerit.
Sipas të dhënave paraprake, F.H. humbi jetën si pasojë e aksidentit rrugor. Rrethanat e plota të ngjarjes nuk janë bërë ende publike. Autoritetet në Zvicër kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
