Qytetar rrëzon dhe ngjyros panelin e ekspozitës për masakrat me pasaktësi në Prishtinë

Një qytetar ka rrëzuar dhe ngjyrosur një prej paneleve të ekspozitës, e cila ishte vendosur në sheshin e Prishtinës për të kujtuar masakrat e kryera në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.

Veprimi vjen si reagim ndaj faktit se në shumë prej paneleve të ekspozitës ishin përfshirë të dhëna të pasakta. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë qytetarin teksa fillimisht rrëzon tabelën, e më pas e ngjyros atë.