Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, sipas njoftimit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej vetëm 10 kilometrash, një faktor që shpesh rrit ndikimin në sipërfaqe.

Deri tani, nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme.

Agjencitë indoneziane të menaxhimit të fatkeqësive dhe meteorologjike nuk lëshuan menjëherë një paralajmërim për cunami pas goditjes sizmike.

Kujtojmë se në vitin 2018, qyteti Palu, po në Sulawesi, u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe një cunami, duke lënë pas më shumë se 4.000 të vdekur dhe duke e bërë rajonin veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktiviteteve sizmike.