Zgjedhja e Presidentit, pa epilog sonte: Seanca parlamentare vazhdon nesër
Kuvendi i Kosovës, pas emërimit të dy anëtarëve të Komisionit Zgjedhor për Presidentin, ka nisur procesin e votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar dy kandidate për postin e Presidentit: Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën. Gjatë votimit, kandidatja Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Meqë asnjëra prej kandidateve nuk arriti të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për t’u zgjedhur President, votimi nuk përfundoi me sukses. Si pasojë, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu njoftoi se seanca plenare do të vazhdojë nesër, duke filluar nga ora 10:00.
