Reshjet e shumta të shiut, të shoqëruara me breshër dhe erë të fortë gjatë ditës së djeshme, kanë shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqet e mbjella në fshatin Kovragë të Istogut. Fermerët thonë se kulturat bujqësore janë shkatërruar pothuajse tërësisht, duke lënë pas humbje të konsiderueshme financiare, raporton Ekonomia Online.

Fermeri Xhevdet Gjoci thotë se dëmet janë tw mwdha dhe se nuk u ka shpwtuar asgjw.

“Po, unë jam Xhevdet Gjoci, këtu prej fshatit Kovragë. Dëmtimet kanë qenë shumë të rënda. Pothuajse ka përfunduar çdo gjë. Nuk kemi, nuk na ka shpëtuar asgjë. Ka zgjatur për mbi gjysmë ore breshër me stuhi, me erë të fortë, e kanë dëmtuar çdo gjë. Kështu që jemi 100% të dëmtuar në vendin ku jemi. Kemi pasur edhe përpara, përsëri i kanë ardhur dëmtimet, përsëri si sivjet absolutisht, as misër, as grurë, as perime të shpëtuar nuk kanë sivjet. Absolutisht asgjë”, tha ai.

Ai tregon se dëmet kanë prekur kulturat kryesore që kultivon.

“Po, specin, pjeprin, bostanin prej perimeve është janë edhe domatet edhe gjërat e tjera, po ato me sasi më të vogla. A pikërisht speci, bostani edhe pjepri, këto janë se i kam pasur, diku afër 2 hektarë bostan i kam pasur, një gjysmë hektari pjepra, për mbi 1 hektar i kam pasur spec, edhe ato janë dëmtuar totalisht. Edhe najlonin ia ka dëmtu se lëre më frytin. Kështu për sivjet i kemi çuar duart deri vitin e ardhshëm, në mëshirën e Zotit edhe veç çka mundemi me çka mundemi me u merr tash”, u shpreh Gjoci.

Sipas Gjocit, humbjet financiare janë të mëdha, si në investime ashtu edhe në të ardhurat e pritshme.

“Paj, shifra është qysh me thënë unë, unë do të ju shpjegoj shifrën në dy mënyra. Për shembull investimet që janë bërë. Për 1 hektar, po e marrim kështu, hiç më pak se 3,500 euro investim s’dalin. Janë me pemë, janë me perime, janë për mbi 4 hektarë si i kam unë. Llogarite dalin për mbi 20 mijë euro del veç investimi. Kam prit, se kanë qenë rendimentet shumë të larta, shumë të mira kanë qenë. Veç kemi pasur filluar për shitjen e tyre. Kam llogaritur diku 40-50 mijë euro minimum me i marr. S’janë ato më, as investimet, as fitimet s’janë më”, tha ai.

Gjatë ditës, zonën e vizitoi ministri në detyrë i Bujqësisë.

E, për këtë fermeri thotë se kërkoi mbështetje konkrete dhe jo vetëm premtime.

“Premtimi i tij na: “Do të këqyrim, do të bëjmë, do të këqyrim çka mund me bërë.” Unë i thashë tekstualisht kur erdhi këtu: “Se jam duke u ankuar te ai, e duke folur, e duke shënuar, e duke shkruar me të, në WhatsApp-in e tij prej një muaj e gjysmë, se ne i kemi edhe do mungesa të ministrisë së përparshme, përpos dëmeve.” Thashë: “Ministër, nëse ke ardhur veç me la gojën edhe me na thënë se do të shohim e do të bëjmë, s’ke pasur nevojë me ardhur. Mua më ka çuar nëna me la gojën, kështu që më mirë mos hajde hiç. Unë e pres prej teje edhe prej sivjet, se unë jam taksapagues i këtij shteti, unë këtu jetoj. Unë kam nevojë bile sivjet kam nevojë. Ne, edhe mbas një muaji me ardhur do na shohësh rrugëve se s’kemi çka me bë, se është vonë, se është fundi i korrikut. S’mundesh ti me marrë me ngjallë diçka. Se do të duhet më parë rasati me u bërë, e me i mbjellë. Vjen vjeshta, në vjeshtë kujt i merret?”theksoi ai.

Ai shprehet kritik edhe ndaj komunës, duke thënë se nuk ka pasur mbështetje as nga pushteti lokal.

“Harrova me të theksuar se e njëjta mënyrë është si prej komunës. As komuna jonë, bile po më vjen hatri pak kur po shoh në emisione komunat e tjera po u japin nga diçka, kjo e jona a dekë për zgjedhje, s’ndihmon asgjë. As prej një sasi të vogël prej një ari nuk ndihmon më. Këto më edhe nëse shkon e bën pyetje thotë: “Kështu më tha ky fermer.” Si ia kam bërë tekstualisht kur është ardhë në fushat zgjedhore për zgjedhjet komunale. I thashë: “Nëse ke ardhur ti veç me lyp votën mun, merre! Veç prej mos dil prej zyre më, pikën hiç mos dil!””, u shpreh tutje ai.

Gjoci kujton se edhe shtatë vjet më parë ishte përballur me dëme të ngjashme, ndërsa kompensimi që kishte marrë, sipas tij, ishte i pamjaftueshëm.

“Para shtatë viteve e njëjta mënyrë ka ndodhur që ju jeni diku i shtati apo i teti televizion që e ceka, që keni ardhur këtu. E faleminderit prej juve! Para shtatë viteve gati në të njëjtën mënyrë e kemi pasur. Kemi qenë edhe sipërfaqe më të mëdha kam pasur të mbjellura prej të gjitha këtyre produkteve. Na i kanë qitur nga 1,800 euro, çka ka qenë marre, marre, marre për një spe ceku pak më shumë, për një njeri që është i vuajtur për këtë. Edhe ti sot e gëzon këtë që unë e kam vuajtur, ti e gëzon sot këtë liri. S’po dua të ceki më shumë”, thekson ai.

Ai thotë se fermerët kanë mbetur pa asnjë mundësi për ta rikuperuar sezonin.

“Presim. Jemi mbetur si i thonë një fjalë si fëmijët e vegjël si i ka thënë nëna: “mbeti me gishta në gojë, me gishta në gojë kemi mbetur.” S’kemi për sivjet s’kemi se çka me marrë. S’kemi. Se është vonë, është fundi i korrikut”, shtoi ai.