Me 99% të votave të numëruara në Vushtrri, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po i afrohet përfundimit të procesit, raporton IndeksOnline. Sipas rezultateve paraprake, renditja e subjekteve politike është si vijon: Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm me 56.20% të votave. Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 25.27%. Në vendin e tretë gjendet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.57%. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.80% të votave.
