Numërimi i votave të zgjedhjeve të 07 qershorit po shkon drejt fundit.
Teksa procesi po shkon drejt fundit dhe janë numëruar mbi 99 % të votave, Lëvizja Vetëvendosje a rënë nën 43 %.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së deri më tani janë numëruar 99,16% të votave.
VV ka dal me një rezultat prej 42,92%, apo 296 mijë e 934 vota.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK renditet si partia e dytë me 21,04% apo 145,529 vota
Si parti e tretë në këto zgjedhje mbetet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17,62% apo 121,888 vota.
Ndërsa AAK sipas rezultateve preliminare të KQZ-së renditet e katërta me 7,18% apo49,666 vota./Indeksonline/

