Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përkujtoi sot 27-vjetorin e masakrës së Shtuticës dhe Vërbocit, ku forcat serbe vranë 275 martirë dhe mbi 40 dëshmorë. Osmani bëri të ditur se në mesin e viktimave ishin edhe dy djem të dajëve të saj, Luani dhe Rexhepi.

Në një deklaratë publike, Osmani shprehu dhimbjen, duke theksuar se Luani dhe Rexhepi do të kujtohen përherë me mall, ashtu si çdo familje që humbi më të dashurit gjatë luftës. Ajo theksoi se masakra u krye nga “forcat gjenocidale të Serbisë”.

Osmani rikujtoi gjithashtu se në atë ditë të kobshme, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga heroi i kombit Ilaz Kodra, u ngritën si mburojë e gjallë për popullsinë civile, duke u përballur me forcat serbe. Për këtë arsye, u bë një vizitë edhe në Marinë, për të kujtuar veprën e Kodrës dhe të çdo dëshmori tjetër që ra në altarin e lirisë.