Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar rëndësinë e paqes, dashurisë dhe mirëkuptimit.
Në mesazhin e saj, OVL-UÇK ka shkruar: “OVL-UÇK, me respekt dhe përzemërsi, uron të gjithë besimtarët katolikë me rastin e Festës së Shenjtë të Pashkëve! Në këtë ditë drite e shprese, urojmë që në çdo vatër familjare të mbizotërojë paqja, dashuria dhe mirëkuptimi.”
Më tej, në urimin e tyre theksohet: “Pashkët le të jenë kujtesë e fuqisë së besimit dhe ringjalljes së shpresës për ditë më të mira për të gjithë.”
