Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka dhënë detaje mbi padinë që ka deponuar kundër Asdren Shalës, për shpifje dhe fyerje.

Sipas Pacollit, përkundër ftesës nga gjykata, Shala nuk u paraqit në seancën e sotme përgatitore, transmeton IndeksOnline.

“Shpifjet, akuzat dhe sulmet nuk do të kalojnë pa përgjegjësi. Në radhë janë edhe shpifësit e tjerë, pjesë e llumit politik e mediatik, me të cilët do të ballafaqohemi në gjykatë.

​E vërteta mund të vonojë, por gjithnjë triumfon” shkroi Pacolli.