Juliana Nura emocionon me postimin prekës pas konfirmimit të shtatzënisë

Disa ditë pas konfirmimit të lajmit të pritjes së ëmbël, modelja Juliana Nura ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim në InstaStory.

Në videon e publikuar, ajo shfaqet duke hekurosur rroba të vogla foshnjash, shoqëruar me mbishkrimin domethënës: “Ëndrra më e madhe nga të gjitha” dhe “20 vite shpresë dhe lutje”.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, ndërsa më herët, përmes rrjeteve sociale, modelja kishte konfirmuar se është në pritje të binjakëve.

Juliana Nura pritet të sjellë në jetë një vajzë dhe një djalë, të ardhura në jetë përmes metodës IVF.