**Liqeni i Batllavës: FSK-ja i bashkohet operacionit të kërkimit, vendoset shiriti policor**

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar operacionit të kërkim-shpëtimit në Liqenin e Batllavës, ku dyshohet se një person është zhdukur në ujërat e liqenit. Në vendngjarje tashmë ishin angazhuar njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit. Zona është rrethuar me shirita policie, ndërsa pamje tregojnë praninë e madhe të ekipeve në terren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:00, ndërsa operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, Pllana ka deklaruar: “Rreth orës 13:00, Policia ka pranuar informatën se një person dyshohet se ka hyrë në ujë në Liqenin e Batllavës dhe më pas nuk është parë të dalë. Menjëherë pas pranimit të informatës, janë angazhuar të gjitha njësitë relevante policore, si dhe njësitë e tjera të kërkim-shpëtimit, me qëllim të lokalizimit të personit. Aktualisht, operacioni i kërkimit dhe shpëtimit është duke vazhduar.”