**Gjobë për parkim në zonë të gjelbër: Inspektorati intensifikon kontrollet në Prishtinë**
Inspektorati i Kryeqytetit në Prishtinë ka intensifikuar kontrollet në terren kundër parkimeve të paligjshme, veçanërisht në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara të qytetit.
Gjatë aksioneve të fundit, është shqiptuar një gjobë ndaj një qytetari i cili kishte parkuar automjetin e tij në një hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke shkaktuar dëmtim të ambientit të përbashkët.
Nga Komuna e Prishtinës theksohet se hapësirat e gjelbra nuk janë zona për parkim, por janë destinuar për qytetarët, lagjet dhe për të kontribuar në një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Autoritetet kanë paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë për shkelësit dhe se kontrollet do të vazhdojnë intensivisht edhe në ditët në vijim.
