**Ferizaj: Tentoi të largohej pas aksidentit, shoferi përfundon në QKUK**
Një shofer ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi është përplasur me një shtyllë betoni. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj.
Ai ishte duke u larguar nga vendi i një aksidenti tjetër trafiku, ku ishte përfshirë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, fillimisht u raportua për një aksident ndërmjet dy automjeteve. Drejtuesi i njërës nga veturat, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, është përplasur me shtyllën e betonit të rrjetit elektrik.
Policia ka bërë me dije se shoferi i lënduar po trajtohet në QKUK nën mbikëqyrjen e tyre, ndërsa rasti është nën hetime.
