Ina Aderi thumbon Kejsin: “Ish-i që më do akoma”
Marrëdhënia mes ish-banorëve të “Big Brother VIP”, Ina Aderi dhe Kejsi Hyseni, duket se nuk ka përfunduar në paqe, pavarësisht deklaratave të tyre fillestare. Një postim i fundit i Inës në platformën TikTok ka ngjallur reagime të forta në mediat rozë, duke ngritur pikëpyetje mbi gjendjen reale të marrëdhënies së tyre pas ndarjes.
Kujtojmë se romanca e tyre lindi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nisje që u shoqërua me debate të shumta, pasi Kejsi në atë periudhë nuk kishte zgjidhur plotësisht marrëdhënien e tij me Stelinën.
Megjithatë, lidhja e krijuar nën syrin e kamerave nuk arriti t’i mbijetonte realitetit jashtë ekranit. Pak kohë pas përfundimit të eksperiencës së tyre televizive, dyshja njoftoi ndarjen, duke theksuar se vendimi ishte marrë në mënyrë miqësore dhe paqësore.
Por, siç ndodh shpesh në botën e showbiz-it, detajet e vërteta zbulohen shpesh përmes postimeve në rrjetet sociale. Ditën e djeshme, Ina ndau një video të shkurtër në profilin e saj në TikTok, ku shfaqet në formë teksa udhëton me makinë.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr shkrimi i vendosur mbi video, një mesazh thumbues dhe i drejtpërdrejtë, që duket se i drejtohet pikërisht Kejsit.
“My biggest fear is dating someone whose still loves their ex like my ex still loves me” (Frika ime më e madhe është të lidhem me dikë që do ende ish-in, ashtu siç ish-i im më do mua), ka shkruar ajo.
Me këtë deklaratë të papritur, Ina jo vetëm që ka hedhur poshtë idenë e një ndarjeje tërësisht të përmbyllur, por ka lënë të kuptohet hapur se Kejsi vazhdon të ketë ndjenja të forta për të.
