Edhe Kounde në dyshim për “El Clasicon”, thellohen problemet e Barcelonës
Barcelona ka marrë një tjetër lajm shqetësues në prag të “El Clasicos” së rëndësishme. Përveç problemeve të tjera me dëmtimet në skuadër, tani edhe mbrojtësi francez, Jules Kounde, është në dyshim për derbin ndaj Real Madridit.
Kounde po vuan nga një problem në kyçin e këmbës së majtë. Stafi mjekësor i Barcelonës vlerëson se do të jetë shumë e vështirë për të që të rikuperohet në kohë për ndeshjen, megjithatë, mundësia e aktivizimit të tij nuk është përjashtuar plotësisht. Seanca stërvitore e ditës së shtunë do të jetë vendimtare për të vendosur fatin e pjesëmarrjes së tij.
“El Clasico”, një prej përballjeve më të mëdha në futbollin botëror, do të zhvillohet të dielën, në orën 21:00.
