Zvonimir Boban ngacmon Cesc Fabregasin: “Nuk të shkonte natyra si sulmues, pse luajte në atë pozicion?!”

Legjenda e futbollit, Zvonimir Boban, ka ngacmuar me humor trajnerin aktual të Comos, Cesc Fabregas, gjatë një interviste për “Sky Sport”. Ish-futbollisti kroat e vuri në lojë Fabregasin për periudhën kur ai luante si sulmues te Barcelona, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Gjatë intervistës, ku të dy diskutuan për situatën aktuale në futboll, Boban i drejtoi Fabregasit një koment të papritur lidhur me kohën e tij si lojtar.

Me një notë humori, Boban i tha spanjollit: “Cesc, le ta mbyllim me një notë humori. Kur u ktheve te Barcelona, më erdhi shumë keq për ty. Pep Guardiola të bëri të luash si sulmues. Çfarë ishte ajo, çfarë lidhje kishe ti me sulmin?” Kjo pyetje shkaktoi të qeshura të shumta në studio.

Fabregas iu përgjigj duke shpjeguar: “Unë isha një sulmues i rremë (false 9). Në fakt, më pëlqeu shumë ai pozicion, sepse Xavi, Iniesta dhe Busquets pas meje ishin shumë të mirë dhe të pozicionuar mirë. Kjo skemë na krijoi hapësira, mua dhe Lionel Messit. Sinqerisht, e pëlqeja shumë atë pozicion.”

Boban, duke vazhduar me humor, shtoi: “Ai e mbron Guardiolën për këtë ‘çmenduri’ të tij. A e shihni sa e fortë është lidhja mes tyre! Sigurisht, nuk kam asgjë kundër Fabregasit. Ai është i mrekullueshëm si mesfushor, por ishte i padukshëm si sulmues!”

/Indeksonline/