Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës u ndriçua me flamurin e UÇK-së pas një proteste masive të mbajtur të enjten në Prishtinë. Protesta erdhi si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka kërkuar Qeverisë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.
