Komuna e Podujevës ka dhënë kontratën për shërbimin e trajtimit të qenve endacakë, me vlerë prej 34 mijë eurosh, në kuadër të një marrëveshjeje kornizë 12-mujore.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, operatori ekonomik fitues është grupi i operatorëve “Nazmi Lahu B.I., Blerim Vërshevci B.I. dhe Isuf Berisha B.I.”, me seli në Podujevë, shkruan IndeksOnline.

Kontrata është dhënë më 17 qershor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 18 qershor.

Për këtë aktivitet të prokurimit është pranuar vetëm një tender, i cili njëkohësisht është shpallur fitues me ofertën prej 34 mijë eurosh.

Projekti synon trajtimin e qenve endacakë në territorin e Komunës së Podujevës, një çështje që prej vitesh paraqet sfidë për sigurinë dhe shëndetin publik në shumë komuna të Kosovës./IndeksOnline/