Mallorca ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Martin Demichelis, i cili ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në fund të muajit qershor të vitit 2028.

Tekniku argjentinas, i lindur më 20 dhjetor 1980 në Cordoba, mori drejtimin e skuadrës në muajin shkurt dhe tashmë ka vendosur të vazhdojë projektin afatgjatë të klubit për dy sezone të tjera, shkruan Indeksonline

Drejtuesit e Mallorcas kanë shprehur besimin e tyre te Demichelis, duke vlerësuar punën dhe vizionin e tij që nga ardhja në pankinën e ekipit.

Me marrëveshjen e re, Demichelis do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën në përpjekjet për të konsoliduar pozitat e saj dhe për të arritur objektivat sportive në sezonet e ardhshme./Indeksonline/