**Prokuroria ngriti 53 aktakuza ndaj 65 personave në 24 orë në Kosovë**

Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në gjithë Kosovën, janë ngritur 53 aktakuza ndaj 65 personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë të njëjtës periudhë, janë ndaluar 24 persona, si dhe janë paraqitur tre kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Veprat penale për të cilat janë ngritur aktakuzat përfshijnë dhunën në familje, sulmin, kanosjen, mashtrimin, dëmtimin e të drejtave pronësore të të tjerëve, vjedhjen e shërbimeve, si dhe vepra të tjera të natyrës kriminale.