Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit, duke u identifikuar me numrin 125 në fletëvotim.

Ky numër do të shoqërojë listën e PDK-së, e cila përbëhet nga 110 kandidatë.

PDK-ja e ka cilësuar këtë numër si zgjedhjen për ata që ende besojnë se Kosova ndërtohet me urtësi.

Në një mesazh të publikuar, Partia Demokratike e Kosovës theksoi se numri 125 është: “për të gjithë ata që ende besojnë se Kosova ndërtohet me urtësi, me punë e dinjitet; për ta kthyer vendin drejt seriozitetit dhe besimit!”