Përleshje familjare në Graçanicë, tre persona u shoqëruan në polici e më pas u liruan

Tre persona janë shoqëruar në polici pas një përleshjeje që ka ndodhur mes familjarëve në Graçanicë. Zënka lindi si pasojë e një mosmarrëveshjeje brenda familjes.

Sipas raportit të policisë, pas mosmarrëveshjes, tre meshkuj kosovarë janë përfshirë në një konflikt fizik. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit u intervistuan dhe më pas u liruan, duke vijuar procedurën e rregullt.