Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

“Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar”, ka shkruar Rama.

 Postimi i plotë

Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. 

Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.

Vazhdojmë.