Figura të larta shtetërore marrin pjesë në inaugurimin e Presidentes Justina Shiroka-Pula

Inaugurimi i Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, po zhvillohet sot, duke filluar nga ora 15:00, në oborrin e Presidencës, ku po marrin pjesë një numër i madh personalitetesh të larta shtetërore.

Në mesin e figurave të pranishme janë Kryeministri Albin Kurti, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, si dhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Gjithashtu, e pranishme është edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi, nga radhët e komuniteteve joserbe. Pjesë e kësaj ceremonie solemne janë edhe disa ministra të tjerë dhe figura të larta shtetërore.

Presidentja Justina Shiroka-Pula u zgjodh në krye të shtetit me 81 vota në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila u mbajt mbrëmjen e 6 tetorit.