Ismail Tasholli nga nisma “Liria ka Emër” ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian, sipas së cilës ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës.

Tasholli theksoi se Bashkimi Evropian do të marrë një përgjigje të qartë nga kosovarët dhe mërgata shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Gjithashtu, ai paralajmëroi se as Zyra e BE-së në Kosovë nuk do të mbetet pa një përgjigje.