Pesë të vrarë dhe 25 të plagosur nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Ministria e Shëndetësisë e Libanit ka njoftuar se të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga sulmet izraelite në zonën e Qanas, në Libanin jugor.

Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) e Libanit raportoi se në mesin e viktimave janë edhe tre gra, ndërsa 25 persona të tjerë janë plagosur. Këto të dhëna, të bazuara në raportimet e Ministrisë së Shëndetësisë, u transmetuan edhe nga BBC.

Fotografitë e shkrepura nga agjencia e lajmeve AFP dokumentojnë shkatërrimin e rëndë në fshat, duke treguar gjithashtu ekipet e shpëtimit teksa nxjerrin një trup nga rrënojat.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) nuk kanë bërë ende asnjë koment lidhur me këto raportime.

Izraeli, i cili po vazhdon operacionet e tij kundër grupit Hezbollah, pavarësisht një armëpushimi të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, kreu sulme të tjera në Libanin jugor gjatë ditës së sotme.