**Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar**
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar. Arrestimi u realizua nga Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrave të tyre rutinë, kanë ndaluar personin në fjalë. Pas verifikimeve të detajuara, u konfirmua se ai ishte i kërkuar nga autoritetet ndërkombëtare.
Gjatë kontrollit fizik, tek i dyshuari u gjet edhe një armë zjarri, e cila menjëherë u sekuestrua nga policia.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për procedim të mëtejshëm.
