Policia e Kosovës shënon sot 27-vjetorin e themelimit të saj.

Më 6 shtator 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara, hapi Shkollën e Policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve të parë.

Gjenerata e parë përbëhej nga 176 pjesëtarë, të cilët përfunduan me sukses trajnimin dhe më pas nisën detyrën në të gjithë territorin e Kosovës.