Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1,921 gjoba trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor, brenda 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit 24-orësh të Policisë së Kosovës, këto kontrolle dhe masat ndëshkuese ndaj kundërvajtësve janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të institucionit për rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia u ka bërë sërish thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit, kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë.
