Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar sot në Zubin Potok, për të cilin më herët njoftoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Përmes një postimi në Facebook, Policia bëri të ditur se zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale është arritur falë bashkëpunimit me qytetarët.Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar:
1 pushkë Zastava M59
3 fishekë 7.62 mm
165 fishekë 7.92 mm
Uniformë ushtarake me logo të shtetit të Serbisë.
