Portieri i Deportivo Guabirá , thuhet se ka marrë kërcënime me vdekje ndaj gruas dhe nënës së tij para humbjes 6-0 kundër Always Ready të El Alto , në ligën e parë (Primera división) të kampionatit bolivian.
Trajneri i Guabirá-s, Leonardo Egüez, raportoi incidentin , duke kërkuar një hetim nga Federata Boliviane e Futbollit (FBF), Zyra e Prokurorit dhe autoritetet kombëtare. Sipas trajnerit, Ferrel u urdhërua të pranonte të paktën tre gola për ekipin, përndryshe familja e tij do të vritej .
“Nuk mund të bëjmë një analizë serioze nëse ka një kërcënim me vdekje”, tha Egüez. Ferrel u zëvendësua në minutën e 39-të të pjesës së parë, në të cilën kohë Always Ready kishte shënuar tashmë katër gola .
Sulmuesi Víctor Ábrego tha gjithashtu se kërkoi të zëvendësohej nga frika se goli i tij mund të provokonte hakmarrje kundër shokëve të tij të ekipit dhe familjeve të tyre.
FBF ka njoftuar një hetim mbi kërcënimet dhe përpjekjet e mundshme për trukim ndeshjesh./Indeksonline/
