Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka folur pas ndeshjes mbrëmë për trajnerin, Luis Enrique.

Të dy ishin duke dhënë një intervistë për “CBS Sports Golazo” – kurse presidenti i tha disa fjalë të mëdha për trajnerin e tij, shkruan Indeksonline

Nasser mendon se Enrique është trajneri më i mirë në botë dhe po bën revolucion në futbollin e sotshëm.

“Luis Enrique ka nisur një revolucion në futboll. Jo vetëm për Parisin, por për futbollin në tërësi. Ai është trajneri më i mirë në botë”, u shpreh presidenti i PSG-së.

Kujtojmë që PSG-ja për herë të dytë brenda dy sezoneve është kualifikuar në finalen e UEFA Champions League dhe kësaj radhe do të luajë ndaj Arsenalit./Indeksonline/