Sot, më 7 maj, shënohet ditëlindja e divës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila do të kishte mbushur 91 vjet. Ikona e skenës shqiptare la pas një trashëgimi të pasur dhe një karrierë të shquar artistike.

Me një veprimtari muzikore që shtrihet për plot 50 vjet, ajo solli një repertor të larmishëm këngësh, duke u bërë zëri dhe shpirti i kombit. Ndër kryeveprat e interpretimit të saj shquhet kënga “Baresha”, me tekst të poetit Rifat Kukaj, e cila mbetet edhe sot një ndër himnet e muzikës shqiptare.

Nexhmije Pagarusha ka lindur më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ajo u tërhoq nga skena në vitin 1984, duke i dhënë fund karrierës së saj aktive si këngëtare. Për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në art dhe kulturë, në vitin 2012, presidenti i Shqipërisë e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”.

Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë më 7 shkurt 2020, në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikën shqiptare, por edhe një trashëgimi artistike të pavdekshme.