Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka vlerësuar si trishtues vendimin e Gjykatës Speciale në lidhje me katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sipas tij, për popullin shqiptar, askush dhe asgjë nuk mund ta njollosë UÇK-në. Begaj theksoi se vendimi ka shkaktuar “trishtim të thellë”.

Ai shtoi se “vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”. Përfundimisht, Presidenti Begaj theksoi: “Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër!”.