Presidentja Osmani dekoron futbollistët e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim futbollistët e Kombëtares së Kosovës. Me këtë rast, ajo i dekoroi ata për kontributin dhe sukseset e tyre në fushën e sportit.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, si dhe trajneri i Kombëtares, Franco Foda.
