**Princi William në lot gëzimi pas kualifikimit të Aston Villës në Champions League**
Princi William shpërtheu në lot gëzimi pas kualifikimit historik të ekipit të tij të zemrës, Aston Villa, në Ligën e Kampionëve. Një video ku ai shfaqet tejet emocional u bë shpejt virale në rrjetet sociale.
Mbreti i ardhshëm britanik nuk arriti të përmbante emocionet e tij, teksa skuadra e tij e dashur siguroi një vend në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh mungesë në elitën evropiane.
Pavarësisht se e ndoqi ndeshjen nga tribuna, Princi William u shfaq dukshëm i prekur pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Kamerat e kapën atë me lot në sy, duke kërcyer nga gëzimi, duke shtrënguar grushtat dhe duke përqafuar miqtë që e shoqëronin.
Bashkë me princin ishin ulur Ben Dawes, i njohur si “Dawesey”, një mik i vjetër i cili shpesh e shoqëron atë në ndeshjet e Aston Villas. Gjithashtu të pranishëm ishin Jake van Cutsem dhe babai i tij, Edward van Cutsem, një bankier dhe mik i ngushtë i Williamit që nga fëmijëria. Familja Van Cutsem ka mbajtur lidhje të ngushta me familjen mbretërore britanike për dekada të tëra.
