Priscilla Presley, shfaqje e rrallë publike në Gjermani me djalin

Priscilla Presley, ish-bashkëshortja e legjendës së muzikës Elvis Presley, ka realizuar një paraqitje të rrallë publike të martën në Gjermani, e shoqëruar nga djali i saj, Navarone Garibaldi Garcia. Kjo dalje vjen në kuadër të turneut të saj “An Evening with Priscilla Presley”.

Ajo ndodhet në Baesweiler, ku do të mbajë një nga datat e turneut të saj. Presley, 81 vjeçe, ka pozuar për fotografi së bashku me djalin e saj 31-vjeçar, Navarone, i cili është një muzikant i njohur dhe vokalist i grupit “Them Guns”.

Navarone është djali i Priscillës nga lidhja e saj afatgjatë me Marco Garibaldin, me të cilin ajo pati një marrëdhënie nga viti 1984 deri më 2006.

Gjatë shfaqjes në Gjermani, Priscilla u shfaq elegante, e veshur me një xhaketë lëkure të zezë, ndërsa flokët e saj të kuq i kishte stiluar me volum.

Programi “An Evening with Priscilla Presley” përfshin një bisedë interaktive në skenë, gjatë së cilës ajo ndan kujtime personale, përvoja nga karriera dhe reflektime për jetën me Elvis Presley dhe pas vdekjes së tij.

Kjo shfaqje shënon një nga daljet e pakta publike të biznesmenes. Aktiviteti i saj i fundit i rëndësishëm publik ishte në korrik, kur mori pjesë në një event kushtuar stilit të jetesës në Majorka. Më herët, në mars, ajo kishte vizituar muzeun “Elvis Memphis”, kushtuar Mbretit të Rock and Roll-it, gjatë një udhëtimi në Danimarkë.

Priscilla dhe Elvis Presley u martuan në Las Vegas në vitin 1967. Çifti u nda në vitin 1972, ndërsa divorci u finalizua një vit më vonë. Gjatë martesës së tyre, ata patën një vajzë, Lisa Marie Presley, e cila lindi në vitin 1968. Ajo ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 54-vjeçare, si pasojë e një bllokimi të zorrës së hollë.