Prishtina ka marrë fitoren e katërt radhazi në Superligë, në katër xhirot hapëse të sezonit të ri.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu ka fituar sot ndaj Drenicës, në Skënderaj.
Në stadiumin “Bajram Aliu”, Prishtina fitoi 4-1 ndaj Drenicës.
Prishtinasit ishin të parët që dolën në epërsi, me anë të Kastriot Selmanit, i cili shënoi një gol të bukur, në minutën e pestë të ndeshjes.
Drenica barazoi në 1-1, në minutën e 40-të, kur kapiteni Shkëlzen Lushtaku shënoi me kokë.
Në pjesën e dytë, Prishtina e riktheu epërsinë në minutën e 51-të, kur Diar Halili shënoi me kokë po ashtu.
Assane Diatta shënoi për 3-1 nga pika e bardhë e penalltisë, pas gjashtë minutash.
Në minutën e 86-të, përmes Ardian Hasanit, Prishtina e gjeti edhe golin e katërt të ndeshjes.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër ndeshjeve, duke e mbajtur ende rekordin prej 100%.
Ndërkohë, Drenica është e shtata në tabelë me tri pikë./GazetaExpress/
