Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprat penale të armëmbajtjes dhe përdorimit të paautorizuar të armës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, arrestimi u krye më 19 tetor nga zyrtarët e Stacionit Policor Jugu në Prishtinë.
I dyshuari, me inicialet A. F., ishte dënuar me një vit e katër muaj burgim për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrolli ose posedimi i paautorizuar i armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për të vuajtur dënimin.
