Prishtinë: Dy policë sulmohen gjatë shërbimit, arrestohen një burrë dhe një grua
Dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht të premten në Prishtinë, teksa ishin në krye të detyrës. Si pasojë, një burrë dhe një grua janë vënë në pranga, të dyshuar për sulmin.
Ngjarja, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ka ndodhur më 23 tetor, rreth orës 10:00, në rrugën “Vicianum”. Policët po zbatonin një urdhëresë zyrtare kur u përballën me sulmin.
Policia ka identifikuar dhe arrestuar dy shtetas kosovarë, një burrë dhe një grua, si të dyshuar për incidentin. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
