Po vazhdon protesta në sheshin Skënderbe në Prishtinë.

Qytetarët e mbledhur po e kundërshtojnë dënimin nga Gjykata Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Tani protestuesit kanë filluar të lëvizin dhe t’i afrohen objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, forcat e policisë së Kosovës shihen në gjendje gatishmërie. /IndeksOnline/