**Arrestohet personi që provokoi policët në Leposaviq**
Një person është arrestuar në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka provokuar punonjësit e policisë.
Në raportin policor theksohet se, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, personi në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
