**Bardhyl Mahmuti njofton vdekjen e babait, u kërkon bashkëveprimtarëve të mos udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut për shkak të rreziqeve**

Bardhyl Mahmuti, ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe aktivist i njohur, ka njoftuar vdekjen e babait të tij, Beqir Berisha. Në këtë njoftim, Mahmuti i ka bërë thirrje bashkëveprimtarëve të tij, ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të mos udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut për ceremoninë e varrimit, për shkak të rreziqeve që mund të hasin në kufi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të hënën, më 4 maj, në orën 13:30, në varrezat e Tetovës.

Apeli i Mahmutit vjen pas rasteve të regjistruara gjatë vitit të kaluar, kur ish-pjesëtarë të UÇK-së janë arrestuar në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut, bazuar në fletëarreste ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Beqir Berisha ka qenë një figurë e njohur si gazetar, autor librash dhe ish-i burgosur politik. Në njoftimin mortor të publikuar nga Bardhyl Mahmuti, thuhet: “Duke pasur parasysh situatën politike në Maqedoni, lus të gjithë bashkëveprimtarët e mi nga Kosova të mos marrin rrezikun të vijnë as për varrim e as për ngushëllime.”