Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka rikthyer sërish vëmendjen kah çështja e gazit amerikan dhe mundësia e protestave.

Duke iu drejtuar qeverisë më pyetjen se përse frikësohet nga qytetarët, Hoti tha se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta.

Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët?

Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë” shkroi Hoti, në Facebook.